Pas intervistës me kapitenin Lorik Cana, futbollistët e Kombëtares kanë ‘ngacmuar’ moderatoren Luana Vjollca. Teksa moderatorja pyeste Bekim Balajn se përse ai është shumë i komentuar përsa i përket historive të dashurisë me vajzat e ekranit, ai nuk ndalej duke i bërë komplimenta.

“Kam edhe një kërkesë meqë doli dielli mund edhe të lirohesh pak, ta heqësh pallton”, ka thënë Balaj dhe Luana i kërkoi që shkonte t’ia hiqte ai. Futbollisti Balaj nuk ka hezituar ta bëjë këtë gjë madje i ka qëndruar moderatores shumë pranë, duke i thënë se i ka sytë shumë të bukur.

E më pas kur futbollistët firmosën fanellën për Luanën dhe ajo e veshi menjëherë atë, duke premtuar se do ta vishte në çdo ndeshje të Kombëtares.

Bekimi ju afrua përsëri dhe ia lidhi bluzën Luanës, duke thënë “Bluza ishte shumë e gjatë dhe të mbulohej diçka tjetër”.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: