TIRANË
Pas betimit të Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar vetë noterja e cila zgjodhi të “bekonte” rrugëtimin e saj drejt këtij institucioni kyç në vend. Noterja Miranda Xhemalçe theksoi se ka bërë vetëm detyrën e saj.
Teksa foli para mediave, noterja në fjalë pohoi se detyra e saj ligjore është që të legalizojë nënshkrimet në dokumente, sipas ligjit dhe dëshirës së qytetarëve.
“Kam bërë vetëm detyrën time. Legalizova nënshkrimin e Arta Vorpsit. Detyra ime, të legalizoj nënshkrimet në dokumente.Kam zbatuar vetëm ligjin. Respektova ligjin për noterinë. Neni 65 germa ë me dha te drejtën te certifikoj çdo deklaratë që nënshkruhet në praninë time. Znj. Vorpsi u paraqit me një kartë identiteti dhe ne prani time nënshkroi një deklaratë qe e kishte hartuar jashtë zyrës sime.”-tha ajo.