Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat, Eduard Halimi, komenton gjyqin e pazakontë që po zhvillohet në SPAK me banorët e fshatit Kozare në Kuçovë.

Ish-ministri shkruan në “Facebook” se Bektash Shtëpenja, i cili po hetohet për pasurinë, pasi djali ishte subjekt i OFL, nuk ka 2 milionë euro, por ka vetëm një autokombajnë, ndërsa kujton vendimin e publikuar dje nga qeveria se kush ka 2 milionë euro të vetat, të djalit emigrant, etj, ia legalizojmë dhe ia lëshojmë SPAK.

Postimi i Halimit:

Dje në GJKKO, po gjykonte Bektashin nga Kozara (sipas mediave) për një autokombanjë të v.1991 se nuk justifikon pasurinë me djalin ish emigrant të dënuar para 20 vitesh
📌 Po dje Qeveria publikon draft VKM se kush ka 2 mln 💶 të vetat, të djalit emigrant, ect ia legalizojmë dhe nuk ia lëshojmë SPAK/OFL/GJKKO ect.
📌 Po Bektashi nuk ka 2 mln 💶 , ka vetëm autokombanjë v.1991 dhe 140 fshatarë të Kozarës dëshmimtarë!
❓ Si ta ndihmojmë Bektashin❓🤔🤔
❓ Ka ndonjë gjë që nuk shkon këtu❓🤔🤔🤔

  • foto galeri

BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb