Që lidhja mes Belen Rodrigues dhe Stefano De Martinos kishte mbaruar, nuk kishte më asnjë dyshim. Edhe pse të dy e kanë mbajtur sekret shkakun e ndarjes së tyre, për të dy flitej për flirte të reja.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Marrëdhënia klandestine e balerinit me Alessia Marcuzzi, u përgënjeshtrua nga të dy, ndërsa thashethemet për pasionin e shpërthyer mes showgirlit argjentinas me një sipërmarrës, konfirmohen në foton e publikuar në Instagram nga Alfornso Signorini drejtori i revistës ‘Chi’ që shkruan: ”Në Capri, me bikini në buzë të pishinës, Belen puth me pasion Gianmaria Antinolfi’.

Belen dhe Gianmaria shijojnë një verë të nxehtë pasioni dhe nuk arrijnë dot të fshihen nga aparatët e paparacit të revistës ‘Chi’, që i ka fotografuar në momente intime. Vetëm me bikini Rodriguez përkëdhelet nga dielli dhe nga i dashuri i saj i ri. Ai është një menaxher i ri i modës napoletane, i cili kohët e fundit ka qenë shumë pranë showgirlit.

Që mes Belen dhe Antinolfit kishte një feeling ishte e dukshme dhe shumë i kishin drejtuar antenat e dyshimit tek ai, duke besuar që lidhja mes tyre nuk ishte thjesht një miqësi e bukur, siç pretendohej nga të dy. Rodriguez ka marrë pjesë në Napoli në festën e organizuar për ditëlindjen e Antinolfit, me të cilin ishte fotografuar edhe më parë në Milano. Gjatë festës, mes të dyve kishte pasur veshtrime dhe ngacmime dhe ndonjë kontakt i afërt, por më pas ata janë parë teksa putheshin në publik.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb