Ajo puth një mashkull tjetër, por i duhet të ndërhyjë për të mohuar flirtin e ish bashkëshrtit të saj. Belen Rodriguez është ne qendër të kronikës rozë, sepse është fotografuar teksa puthej me të dashurin e saj të ri buzë një pishine në Capri. Ndërsa flirtin e supozuar mes Marcuzzi dhe ish bashkëshortit të sj de Martino ajo e komenton

‘Nuk ka ndodhur asnjëherë asgjë’, shkruan Rodriguez në një story në Instagram
Nuk ka mjaftuar mohimi i De Martino, të cilit i është dashur të ndërhyjë për të qartësuar pozicionin e tij.
’Mes shumë gjërave që kanë qarkulluar në rrjet, k është fake news-i më i madh. Sapo folëm me Marcuzzi dhe bashkëshortin e saj Paolo dhe qeshëm për këtë thashethem’, kishte thënë në një story gjatë fundjavës së shkuar.

Por fjalët kishin vazhduar dhe është folur për një shkëmbim mesazhesh në një iPad që ka përfunduar sipas thashethemeve në duart e Belen. Për këtë arsye Belen i është dashur të ndërhyjë dhe të shpjegojë situatën.’Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditët e fundit. Me Alessian kam një raport shumë të mirë stime reciproke dhe nuk ka ndodhur asgjë nga ato që përflitet, nuk ka asnjë mesazh, asnjë iPad. Vazhdoj të them dhe se kuptoj motivin përse duhen të krijohen gjëra të tilla fare pa shije dhe më duket absurde të lexoj ‘tra..lliqe’ që kanë shkruar kohëve të fundit’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb