Është shtatzënë? Është single? Të gjitha pyetjet për jetën private të Belen duket se kanë një përgjigje. Sipas ‘Chicche’ të të pëjavshmes “Chi’, Rodrigues jo vetëm nuk është shtatzënë, por as e fejuar më me Andrea Iannone.
Showgirli i ka treguar miqve të saj më të ngushtë ‘Që kjo nuk është një krizë kalimtare’.

Belen duket se e ka mbyllur verën në vetmi. Disa indicie në rrjetet sociale kishin qenë, por tani duket se jeta e tyre ka marrë drejtime të ndryshme.
Asnjë foto çift, asnjë deklaratë dashurie në web. Ajo është e impenjuar mes jetës së saj si nënë dhe asaj të showgirl, ai me provat e garave.
Tani lajmi në ‘Chi’ nuk le më dyshime. ’Vera mbaroi, shuhet dashuria’, lexohet në faqet e revistës.

Ndërsa në anë tjetër në një tjetër të përjavshme, një tjetër çift, një tjetër histori dashurie, që duket se do të ketë një fund të lumtur.
Cecilia Rodriguez dhe Ignazio Moser, sipas Diva dhe Donna, janë shumë pranë martesës së tyre.

Disa ditë më parë në një interviste televizive djali i çiklistit të famshëm kishte thënë: ’Po kërkojmë të vendosim baza të forta për të ardhmen së bashku…tani të dy bashkëjetojmë dhe kemi marrë edhe një shtëpi të re së bashku’.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb