Pas puthjeve me Capri lidhja mes Belen Rordriguez dhe menaxherit të modës Gianmaria Antinolfi vazhdon për mrekulli. E përjavshmja Chi, në edicionin e të mërkurës 22 korrik, do të publikojë fotot ekskluzive të fundjavës që kanë kaluar së bashku në Ibiza.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Showgirli është transferuar në ishull me djalin Santiago dhe miqtë e tyre për pushimet verore dhe Antinolfi i është bashkuar atyre. Belen dhe Gianmaria po përpiqen ta mbajnë sa më shumë të rezervuar lidhjen e tyre të dashurisë. Kur ai zbriti në ishull është regjistruar në hotel dhe ka kaluar pasditen vetëm në plazh, teksa Belen dhe miqtë e saj ishin në një vend tjetër.

Natën, rreth orës 2, Antinolfi ka shkuar në vilën e Belen dhe ka qëndruar aty deri rreth orës 7 të pasdites së ditës tjetër. Ai është filmuar teksa ka hipur në makinë dhe është kthyer në hotel. Vetëm të dielën në mbrëmje grupi i është bashkuar Antinolfi dhe kanë shkuar për darkë në restorant. Natën vonë Antinolfi ka dalë nga lokali me Santiagon në krah, djalin e Belen dhe De Martino dhe është kthyer në vilën e showgirlit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: