Përfundojnë pushimet në Maldive për Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino. Gazetat dhe revistat kanë shkruar shumë për këtë muaj mjalti të dytë të çiftit, duke pasur parasysh, që gjithmonë është menduar se çifti është në krizë.

Nëse fotot e postuara direkt nga të interesuarit në rrjetet sociale, dëshmojnë që dashuria e tyre është e fortë dhe solide, e përjavshmja ‘Chi’ ofron një tjetër shërbim.

Bëhet fjalë për bikinin e Belen Rodriguez të cilin showgirli e ka veshur edhe gjatë pushimeve, me ish të dashurin Fabricio Corona, në Formentera në 2010, duke ndezur kështu sërish thashethemet për argjentinasen.

‘Cfarë Gafe! Fotot në Maldive janë një deja vu e verës në Formentera’. Kështu shkruan revista italiane, që si gjithmonë pëlqen të ketë në qendër të lajmeve të saj rozë, pikërisht showgirlin seksi dhe jetën e saj private. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: