Më në fund vjen njoftimi në rrjetet sociale që të gjithë e prisnin. Belen Rodrigues sjell në jetë vajzën e saj Luna Mari, fëmijën e saj të dytë nga i dashuri Antonino Spinalbese. Në mes të natës showgirli argjentinas postoi në Stories një foto të këmbës së vogëlushes me mbishkrimin: ‘Është dikush që lindi tani’.

Edhe Antonino ndau në instagramin e tij, një foto me këmbën e vogëlushes me një dedikim të ëmbël: Unë do të të pushtoj në çdo moment, sepse ke… aromën e lumturisë’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa për Belenën e tij të dashur ai shkruan ‘Faleminderit Muneca’ ‘Faleminderit kukull’. Ajo u përgjigj me një foto të çifit dhe dy fjalë të thjeshta: “Ju dua”. Më pas i ka kushtuar edhe një dedikim të ‘Kaltërve’, duke postuar festimet për fitoren e Italianëve në Euro2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: