ITALI- Pas publikimit të lajmit se çifti Belén Rodriguez dhe Stefano De Martini do ndahen, duke mbyllur kështu ciklin e dashurisë si në përralla, ka zëra se bukuroshja mund të ketë krijuar një lidhje të re. Personazhi që është përfolur në mediat italiane është futbollisti Bobo Vieri.

Sakaq, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Belén, e cila me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka mohuar zërat. “E pra, e di. Tani sa herë që do ti flas një mashkulli, i bie që ai të jetë i dashuri im. Po dhe sa do ndajnë tani, këtë vetëm Zoti e di. Amen”, citohet në mesazhin e Belén.

Martesa mes showgirl-it dhe balerinit Stefano De Martino zgjati dy vite, ndërsa ata kanë dhe një fëmijë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: