Përmes një postimi në facebook, biznesmeni i njohur, Nikollaq Neranxi ka deklaruar se Fredi Beleri, kreu i OMONIA-s po përgatitet për të kandiduar për Bashkinë e Himarës. Si Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Kulturës dhe Historisë Himarë, Neranxi shkruan se nuk e ka njohur nga afër Belerin deri në vitin 2016 kohë kur u angazhua, sic shkruan ai me problemin e vjedhjes së tokave në zonë.

“Në më shumë se dy vite aktivitet intensiv përballë mafies së pronave, kuptova se Fredi Beleri nuk ishte i interesuar fare për problemin e vjedhjes së pronave të himariotëve, fakt që në fillim e dyshoja prej qëndrimeve te tij për çështje të ndyshme, por që u kthye në bindje absolute pak muaj më parë, kur Firma Gjikuria, (miqtë e Edi Ramës), kërkonin firmat nga banorët e Spilesë për të nisur punimet, pra për të grabitur, pronat tona. Aty në mënyrë flagrante, vuri firmë Fred Beleri, edhe pse ai nuk ishte pronar i asnjë centimetri tokë për të cilën firmosi.”-shkruan ndër të tjera Beleri.

Postimi i Plotë:

Dy fjalë për kandidimin e mundshëm të Fred Belerit në krye të Bashkisë Himarë!

Sipas informacioneve që më japin bashkëqytetarët e mij të Himarës, Kreu i Omonias, Fredi Beleri synon kandidimin për Kryetar Bashkie në Himarë, eksperiencë që e ka provuar edhe në një palë zgjedhje të tjera lokale, por pa sukses! Si qytetar i zonës dhe njohës i mirë i problematikave të saj, dua të shpreh mendimin tim rreth kësaj kandidature, ashtu siç do të bëj për çdo kandidaturë që do shpallet për atë zonë.

Fred Belerin nuk e kam njohur nga afër deri në vitin 2016, kohë kur unë u angazhova me problemin e vjedhjes së tokave në zonën tonë. Nuk e kisha paragjykuar pavarësisht lajmeve që kishin qarkulluar për të në të kaluarën. Kisha si qëllim që të gjithë banorët e Himarës të bashkoheshim për hallin e përbashkët, që ishte vjedhja e pronave tona dhe nuk më interesonin axhendat personale të askujt. Por në më shumë se dy vite aktivitet intensiv përballë mafies së pronave, kuptova se Fredi Beleri nuk ishte i interesuar fare për problemin e vjedhjes së pronave të himariotëve, fakt që në fillim e dyshoja prej qëndrimeve te tij për çështje të ndyshme, por që u kthye në bindje absolute pak muaj më parë, kur Firma Gjikuria, (miqtë e Edi Ramës), kërkonin firmat nga banorët e Spilesë për të nisur punimet, pra për të grabitur, pronat tona. Aty në mënyrë flagrante, vuri firmë Fred Beleri, edhe pse ai nuk ishte pronar i asnjë centimetri tokë për të cilën firmosi. Me atë firmë, Gjikuriajt sollën fadromat në tokat tona, gjë që himariotët e kanë parë me sytë e tyre dhe nje çështje e cila është në proces gjyqësor. Pra jo vetëm nuk ishte i interesuar, por Beleri u bë vegël në duart e grabitësve. Pikërisht për këtë arsye, por edhe për shumë të tjera që nuk ia vlen të humbim më shumë kohë për t’i renditur, arrij në përfundimin se ai nuk meriton as të lakohet si kandidat për Himarën, sepse do të ishte ofendim për qytetarët e saj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb