Në mbrëmje, në orën 20:00, do të jetë radha e një tjetër skuadre pretendete të zbresë në fushën e lojës. Belgjika do të ketë përballë Kanadanë. Natyrisht, belgët janë favoritë për ta kaluar me sukses këtë sfidë, madje parashikohet të shkojnë shumë larg. Gjithsesi, ai që frenon çdo lloj euforie te tijtë është trajneri Roberto Martinez:

“Duhet të jemi të vetëdijshëm me çfarë do të përballemi, një Botëror ndryshe, pasi patëm vetëm shtatë ditë stërvitje para debutimit. Ka pasiguri, por kemi ardhur me shumë dëshirë, entuziazëm dhe përvojë. Duam t’i fitojmë të shtata ndeshjet, por fillimisht duhet të fitojmë të drejtën për të luajtur të katërtën dhe kjo nis nga Kanadaja” – pohoi Martinez, i cili është i qartë edhe për Lukakun.

Sulmuesi belg do të mungojë sonte, madje edhe në sfidën e dytë, ai pritet të jetë gati vetëm për të tretën në grup. Përballës Belgjikë është një rival me shumë uri, të cilët rikthehen pas 36 vitesh në një Kupë Bote. Në përbërje ka lojtarë teknikë, ku spikat ai Bayern Munchen, Alphonso Davies.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb