Belgjika po ndërmerr hapin e madh lidhur me lehtësimin e masave nga koronavirusi, duke lejuar hapjen e dyqaneve nën kushte të rrepta.

Edhe pse transporti publik në Bruksel u përfshi nga greva, drejtuesit e autobusëve nuk ndiheshin të sigurt nën masat paraprake të virusit.

Dje autoritetet lejuan që qytetarët mund të takojnë deri në katër të afërm ose miq, duke i dhënë mundësine shumë familjeve të festojnë të kufizuar Ditën e Nënës.

Disa spitale filluan trajtimin e pacientëve me probleme jo urgjente dhe gjykatat u hapën përsëri, por me orar të kufizuar.

Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në transportin publik dhe tashmë shumë pronarë dyqanesh kanë kanë dezinfektuar ambientet duke i bërë gati për hapje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb