Belgjika ishte kombëtarja perfekte në fazën e grupeve të Euro 2020, ashtu sic bëri Italia dhe Holanda, që kaluan me 9 pikë të plota. “Djajtë e kuq” fituan për herë të tretë të gjithë sfidat e grupit mes Kupës së Botës dhe Kampionateve Europiane për të kaluar në raundin e 1/8-ave si fituese e grupit B.

Një paraqitje fenomenale e ansamblit të drejtuar nga Roberto Martinez, që në fazën tjetër do sfidojë njërën prej ekipeve më të mira të renditura në vendin e tretë.

Belgjika përfitoi nga një autogol për herë të parë në një ndeshje të Kampionatit Evropian për të zhbllokuar sfidën me Finlandën, duke i hapur udhë fitores së ndeshjes së fundit të fazës së grupeve në secilën nga pesë garat e tyre të fundit të mëdha.

Ndërkaq edhe tek goli i dytë u vendosën dy rekorde, me Kevin de Bruyne që dha asistin e tij të tretë në tri ndeshjet e fundit dhe të 38-in në 78 ndeshjet e luajtura me kombëtaren.

Mesfushori shërbeu për Romelu Lukaku, i cili realizoi golin e tij të 10-të për Belgjikën në Kampionatin Europian dhe atë Botëror. Sulmuesi i Interit ishte deciziv ndaj skandinavëve, për t’u ngjitur në kuotën e 3 golave në këtë Euro 2020.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb