Qeveria belge po shqyrton nëse do të marrë me qira apo të ndërtojë burgje në një vend tjetër evropian për të dërguar shtetas të huaj që vuajnë dënimin në Belgjikë.
Ministrja e Drejtësisë Anneliese Verlinden tha në Parlament të mërkurën se Kosova “një opsion serioz”.
Ajo konfirmoi se bisedimet janë duke vazhduar, por se po shqyrtohen edhe vende të tjera, transmeton agjencia e lajmeve Belga.
Sipas saj kjo do të zgjidhte problemin e mbipopullimit të burgjeve dhe do të siguronte ekzekutim më efikas të dënimeve.
Verlinden vuri në dukje se përshtatja e objekteve me standardet evropiane kërkon kohë dhe se kostot e vlerësuara janë të larta, rreth 202 milionë euro për 10 vjet.
Danimarka tashmë ka arritur një marrëveshje me Kosovën në vitin 2022 me qira 300 qeli burgu.
Ministrja tha se po zhvillohen diskutime me departamentet federale të migracionit dhe azilit për të përshpejtuar transferimin e të burgosurve të huaj dhe se janë planifikuar vizita diplomatike në Marok, Algjeri, Tunizi dhe Shqipëri për të forcuar bashkëpunimin për kthimin e të burgosurve. Në burgjet belge janë 13 mijë të burgosur, megjithëse zyrtarisht kanë një kapacitet prej 11 040.