Belgjika nuk gaboi në ndeshjen e parë, duke mposhtur 3-0 Rusinë, edhe pse kjo e fundit luante në shtëpi, në Sant Petersburg. Shkëlqeu Lukaku me dy gola, që të parin ia dedikoi Eriksen, që pësoi arrest kardiak.

Dopieta e Lukakut në minutat 10 dhe 88-të si dhe goli i Munie në të 34-tën, i siguruan 3 pikë të arta belgëve. Një fitore mëse e merituar kjo e Belgjikës, që kryeson grupin B, me golavarazh më të mirë se Finlanda.

Lukaku ngjitet në kuotën e 62 golave me kombëtaren belge, si asnjë tjetër, duke kaluar shumë ikona të futbollit botëror me ekipet e tyre përfaqësuese. Dhe duket se sulmuesi i Interit nuk ka ndërmend të ndalet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb