BRUKSEL- Brukseli nuk harron. Si sot një vit më parë Belgjika u godit nga një sulm terrorist, ku humbën jetën tragjikisht 32 persona dhe u plagosën 1300 të tjerë. Ditën e sotme qytetarët kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur tufa me lule në vendet ku ndodhi sulmi, duke kujtuar kështu viktimat dhe të dashurit e tyre që humbën jetën.

Terroristë të ISIS sulmuan me bomba aeroportin Zaventem dhe stacionin e metrosë në Maalbeek, shumë pranë institucioneve të BE-së.

Ndërkohë homazheve që do të mbahen sot në nderim të viktimave do t’i bashkohen edhe autoritetet e Belgjikës, kryeministri Charles Michel, mbreti Filip, së bashku me përfaqësues të institucioneve të BE-së duke përfshirë presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: