Trajneri i njohur, Domenico Tedesco, i lirë që prej largimit nga RB Leipzig shtatorin e kaluar është pasardhësi i mundshëm i spanjollit Roberto Martinez si teknik i Belgjikës.

Gazeta “Het Nieuësblad” thekson se ish-trajneri 37-vjeçar i Schalkes (2017-2019) dhe Spartak Moskës (2019-2021) është favorit në mesin e kandidatëve të përzgjedhur nga drejtuesit e Federatës Belgjike të Futbollit.

Para Leipzig, Tedesco udhëhoqi FC Erzgebirge Aue pesë vjet më parë, duke arritur të mbajë klubin në divizionin e dytë gjerman. Më pas ai drejtoi Schalken në Ligën e Kampionëve, përpara se të shkarkohej sezonin tjetër pas humbjes 7-0 kundër Manchester City.

Pas Spartak Moskës, Tedesco u rikthye në Bundesligë për të menaxhuar Leipzigun. Pavarësisht disa arritjeve, Leipzig e shkarkoi atë në shtator 2022 pas një fillimi të dobët të kampionatit.

R4r

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: