BRUKSEL

Belgjika është një tjetër shtet europian, ku numri i të vdekurve dhe të infektuarve nga koronavirusii ka njohur rritje të konsiderueshme.

Në 24 orët e fundit, në shtetin belg kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 86 njerëz.

Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Belgjikë ka shkuar në 16 547 persona.

Po ashtu, në 24 orët e fundit në këtë shtet janë regjistruar 2 151 raste infeksionesh.

Kurse, numri total i të infektuarve nga koronavirusi në Belgjikë deri tani ka shkuar në 576 599 individë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb