Pas eliminimit të bujshëm në Botëror, që në fazën e grupeve, Belgjika duket e rilindur me Domenico Tedesco-n në stol. “Djajtë e kuq” dhuruan një tjetër paraqitje fantastike, këtë herë në miqësore, duke mposhtur Gjermaninë me rezultatin 3-2. Sfida nis “zjarr” me belgët që gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6-të me Carrasco-n.

Tifozët belg, por mbi të gjithë tifozët zikaltër, kanë një arsye me shumë për të festuar këtë periudhë. Më në fund, Romelu Lukaku është rikthyer në biznes me kohë të plotë. Pas “tripletës” kundër Suedisë, ‘Big Rom’ gjeti sërish rrugën e rrjetës edhe kundër Gjermanisë.

Lukaku
Lukaku

“Pancerat” e Flick dukeshin në shok total, në dizavntazh të dy golave brenda 9-të minutash. Në fundin e pjesës së parë, Fullkrug fitoi një 11-metërsh për prekje të topit me dorë nga Lukuaku dhe po vetë, nga pika e bardhë e penalltisë, ngushtoi shifrat në 1-2.

Kevin De Dryne
Kevin De Dryne

Në të 78-tën ishte De Bruyne që finalizoi me gol një kundërsulm të shpejtë. Gjermania u përpoq të reagoi, por goli i dytë erdhi vonë, në minutën e 87-të, me Gnabry që sigloi shifrat përfundimtare në 2-3.

2
2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb