BELGJIKË

Belgjika është një tjetër shtet europian, me raste të shumta të të infektuarve me koronavirus.

Gjithashtu, edhe viktimat nga Covid-19 në shtetin belg janë në shifra të konsiderueshme.

Vetëm në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në Belgjikë, 53 njerëz.

Numri total i viktimave nga Covid-19 deri tashmë ka shkuar në Belgjikë në 19 936 persona.

Ndërsa, si të infektuar me koronavirus  në shtetin belg në 24 orët e fundit janë 2 923 individë, kurse rastet në total të infektimeve janë 658 655.

SHBA kryeson listën e shteteve me më shumë të infektuar me virus, me mbi 22 milionë të tillë, pasuar nga India, Brazili, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Turqia, Italia etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb