Pas studimeve që zgjatën pak më shumë se një vit, një djalë 11 vjeçar belg ka marrë diplomën në fizikë nga Universiteti në Antwerpen me nderime të larta.

Universiteti raportoi se Laurent Simons ka studiuar fizikë që nga marsi i vitit 2020 dhe duke u kualifikuar për diplomë tre vjeçare bachelor, ai ia kaloi të gjithë shokëve të tij të klasës.

Përderisa vazhdon studimet e tij universitare, Simons po ndjek kurse pasuniversitare në të njëjtën kohë. Ai do të fillojë studimet pasuniversitare me orar të plotë në fund të verës.

Duke folur për mediat belge, Simons tha se ai u interesua për mekanikën klasike dhe fizikën kuantike dhe shpejt u fiksua për të ditur gjithçka rreth tyre.

“Pavdekësia” është qëllimi i tij, tha fëmija i mrekullueshëm, duke shtuar: “Unë dua të jem në gjendje të zëvendësoj sa më shumë pjesë të trupit me pjesë mekanike”.

“Fizika kuantike, studimi i grimcave më të vogla, është pjesa e parë e enigmës”, tha ai.

Ai tha se dëshironte të punonte me profesorët më të mirë në botë, të futet brenda trurit të tyre dhe të zbulonte se si ata mendojnë për të zgjidhur problemet.

Simons u pranua në Universitetin e Teknologjisë Eidoven në Hollandë në moshën 9 vjeç, por braktisi shkollën për shkak të mosmarrëveshjes me universitetin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb