Ambientalistët në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel marshuan drejt Parlamentit Evropian për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimin e klimës.

Qindra protestues që u mblodhën në Bruksel, zhvilluan protestë për të tërhequr vëmendjen mbi ndryshimin e klimës përpara Samitit që do të mbahet në qytetin Glasgow të Skocisë.

Ambientalistët u mblodhën në stacionin qendror të trenit dhe duke kaluar nga zona ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian marshuan për në sheshin Luksemburg përpara Parlamentit Evropian.

Protestuesit me pjesëmarrjen e shumë organizatave të shoqërisë civile (OJQ) hodhën slogane lidhur me ndryshimin e klimës.

Duke marshuar në rrugët e mbyllura për trafikun, protestuesit mbajtën në duar pankarta me mbishkrime në gjuhën franceze, flamane dhe angleze të tilla si “Bëhuni pjesë e zgjidhjes, jo e ndotjes”, “Respekt për mëmën tokë”, “Mendoni për 10 gjeneratat e ardhshme të cilat sot nuk mund të votojnë”, “Çlirohuni nga lëndët djegëse fosile”, “Duam ndryshim por jo në klimë” dhe “Nuk kemi kohë”.

Konferenca së 26-të e palëve (COP26) e Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC) do të mbahet në datat 31 tetor – 12 nëntor në Glasgow me pjesëmarrje të liderëve dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë të sektorit publik dhe privat.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb