Në qytetin Limburg të Belgjikës, është çaktivizuar një bombë 500 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore.

Për çaktivizimin e bombës së hedhur nga një avion gjatë luftës dhe e gjetur në një park natyror në afërsi të një vendbanimi, në zonë është dërguar një ekip.

Sipas lajmeve në mediat belge, ekipet për çaktivizimin e bombës, evakuuan shtëpitë dhe punëtoritë ku jetojnë 300 persona në largësi prej 250 metrash nga vendngjarja. Gjithashtu edhe rrugët përreth u mbyllën për trafik.

Njoftohet se dy detonatorët mbi bombë janë hequr ku edhe janë çaktivizuar, ndërsa bomba do të transportohet prej vendngjarjes.

Në të njëjtin park edhe më parë ishin gjetur mbetje të armëve nga Lufta e Dytë Botërore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb