Qeveria belge përjashtoi sot çdo lehtësim të kufizimeve të saj antiCOVID-19 në muajin e ardhshëm, mes frikës për përhapjen e varianteve të reja të virusit, përfshirë atë britanik.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për të shmangur një valë të tretë”, tha kryeministri belg Alexander De Croo, gjatë një konference shtypi.

Fjalët e tij vijnë ndërsa në vend po shumëfishohen thirrjet, madje edhe brenda shumicës së tij, për të dhënë perspektivën e rihapjes në sektorët e argëtimit dhe hotelierisë, të privuar nga çdo aktivitet për gati katër muaj.

Në krah të tij, virologët që veprojnë si zëdhënës të autoriteteve shëndetësore shpjeguan se kujdesi justifikohej veçanërisht nga pasiguria në lidhje me infektimin, shpesh i konsideruar dukshëm më i lartë, i varianteve të reja në qarkullim.

Pandemia gjithashtu ka shkaktuar gati 22 000 vdekje, duke e bërë Belgjikën një nga vendet më të prekura në Europë, në sfondin e një fushate të ngadaltë vaksinimi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb