BRUKSEL- Eurodeputetët dhe punonjësit e Parlamentit Europian janë evakuuar nga godina e Parlamentit ditën e sotme në Bruksel, për shkak të një alarmi për bombë.

Policia belge ka pikasur një automjet të dyshimte, pranë godinës së parlamentit.

Njësitë antieksploziv, po kontrollojnë makinën me anë të një roboti. policia ka rrethuar vendin e ngjarjes, aty ku janë të pranishëm forca të shumta policie.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: