Numri i personave që humbën jetën në përmbytjet që ndodhën javën e kaluar në Belgjikë është rritur në 37.

Qendra Kombëtare e Krizave njoftoi se bilanci i viktimave u rrit pasi pesë persona të tjerë fati i të cilëve nuk dihej më parë u zbulua të kenë vdekur.

Aktualisht, vetëm gjashtë persona rezultojnë të zhdukur, për të cilët ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar intensivisht aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit.

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në Belgjikë javën e kaluar goditën qytetet si Liege, Vervier, Spa, Namur si dhe qytetet përreth.

Mijëra ndërtesa dhe ura në rajon u shkatërruan ose u bënë të papërdorshme. Puna e heqjes së mbeturinave po vazhdon në zonë. Policia njoftoi se numri i ekipeve në rajon është rritur kundër plaçkitjes dhe vjedhjes.

Po ashtu, punët e riparimit vazhdojnë në shumë fshatra dhe qytete ku ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit. Në disa vende, thuhet se mund të duhen javë ose madje muaj që infrastruktura të kthehet plotësisht në normalitet.

Pas paralajmërimeve për reshje të mëdha të shiut që priten këtë fundjavë, po punohet për forcimin dhe ngritjen në brigjet e lumenjve për të parandaluar që lumenjtë të mos vërshojnë sërish.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb