Prej kohësh në shtëpinë e kuqe pritej një ndryshim. Stafi drejtues i besojë Ilir Dajës deri në atë pikë se rrezikuan të gjithë sezonin. Ndryshimi i bërë në pankinë, me Dritan Mehemtin tashmë si trajner, me sa duket ka sjellë qetësi dhe lirshmëri tek lojtarët, kjo u pa qartë që në sfidën e parë, atë kundër Egnatias, fakt që e pranon edhe Belica:

“Këto kohë ka ndryshuar me disa lojtarë me ardhjen e profesor Dritanit. Ai ka qenë këtu, ka qenë ndihmës trajner kur jemi shpallur kampion i Shqipërisë.

Kur vjen diçka e re pritet që gjërat të ndryshojnë dhe këtë po bën dhe profesor Dritani. Po mundohet që të ndryshojë gjëra të vogla që besoj do i duhet dhe pak kohë që të arrijë atë që dëshiron ai. Ishte një fitore 3-0 dhe sidomos në pjesën e dytë me një lojë më të mirë dhe më bindëse.

Nuk besoj se kemi pasur një ngërç psikologjik sepse ne edhe me profesor Dajën kemi punuar në këtë aspekt, por siç duket edhe lojtarëve i është dashur një lloj ndryshimi dhe ndoshta janë ndjerë edhe më të lirshëm.

Shpresojmë që të vazhdojmë kështu sepse edhe fitorja që arritëm javën e kaluar nuk do të kishte ndonjë vlerë nëse nuk vazhdohet me fitoren e radhës.

Të gjithë mbrojtësit që janë këtu janë për arsyet që dihen, janë lojtarë dhe janë djem shumë të mirë. Vlerat e Bitrit dihen, unë e njoh se u bënë disa vite që jemi bashkë në ekip dhe besoj se do të japim ndihmë të madhe skuadrës.

Atmosferën pozitive e bëjnë fitoret. Pas fitores atmosfera është më pozitive dhe po arritëm të marrim tre pikëshin edhe në ndeshjet e radhës, atmosfera dhe faktorë të tjerë në ekip do të fillojnë të rregullohen.

Në Kategorinë Superiore nuk ka asnjë ndeshje të lehtë, të gjitha duhen vlerësuar, të gjitha duhen luajtur dhe luftuar.

Kështu do të jetë dhe dueli i radhës sepse nuk do të na bënte asnjë punë fitorja me Egnatian nëse nuk do të fitonim ndeshjen e radhës.”, përfundoi Egzon Belica.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb