Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka prezantuar dy kandidatët e PD për deputetë në Njësinë 1, Dhurata Çupi dhe Ilir Alimehmeti.

Këlliçi tha se 2 kandidatët e PD kanë vizionin dhe përkushtimin e tyre që të përfaqësojnë denjësisht interesat e komunitetit.

“Përballë energjisë dhe angazhimit të tyre, fanatizmi dhe brutaliteti i pinjollit të Enver Hoxhës, i cili dhunonte dhe helmonte me gaz protestuesit tek bashkia, simbol i korrupsionit, është alternativa e Edi Ramës në këtë njësi.

Me mbështetjen tuaj, këta kandidatë do të jenë fytyra e ndryshimit, duke rivitalizuar dhe duke i dhënë vëmendje maksimale territorit nëpërmjet investimeve.

Me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike, çdo qindarkë e taksave tuaja kthehet në komunitet dhe tek familjet ku ka nevojë”, tha Këlliçi.


(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb