Kapiteni i kombëtares, Elseid Hysaj, e ka nisur në mënyrën jo të duhur aventurën e tij te Lazio.

Mbrojtësi, është vendosur në “shënjestër” të kritikave të fansave lacialë, për shkak të një kënge të kënduar. Siç e kërkon tradita, në momentin që një lojtar i ri afrohet në ekip, shokët, i kërkojnë që të këndojë një kolonë zanore. Por, Hysaj ka zgjedhur “Bella Ciao”.

Kjo ka “tërbuar” tifozët e Lacios, të cilët kanë thënë se kënga “komuniste” është e përshtatshme për tifozët e Romës, e jo për ta. Madje ata kanë shkuar deri aty, sa kanë kërkuar largimin e shqiptarit nga ekipi. “Më mirë të luajmë me 10 lojtarë”, kanë deklaruar disa nga tifozët.

Video në fjalë, është publikuar nga mesfushori Luis Alberto, i cili, teksa ka parë masën e komenteve negative, ka vendosur ta fshijë atë nga rrjetet sociale, vetëm pak orë pasi e kishte hedhur.

https://twitter.com/i/status/1416527460628303873

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb