Ajo nuk është supermodelja perfekte e bukur që jemi mësuar ta shohim në pasarelat ndërkombëtare, por një e re e përlotur që flet hapur për depresionin e saj.

Bella Hadid ka publikuar një përmbledhje të fotove të saj të papublikuara më parë, në të cilat ajo tregon për herë të parë fytyrën e saj pa grim, me lot, sy të fryrë dhe rrathë të errët.

Supermodelja, 25 vjeçare, motra e Gigi Hadid, një prej modeleve më të famshme në botë, ka vendosur të tregojë se prej disa kohësh ka qenë pre e “ankthit dhe depresionit”, çrregullime që i kanë shkatërruar jetën siç thotë ajo, nëpërmjet imazheve të publikuara.

“Ndonjëherë gjithçka që ju nevojitet është të ndjeni se nuk jeni vetëm – shkruan supermodelja -. Kështu që unë ju them: Ju nuk jeni vetëm. Unë dua që ju të dini se sëmundja mendore ose çekuilibri fizik nuk janë lineare dhe është pothuajse si të jesh mbi ‘malet ruse’, me uljet dhe ngritjet e tyre. Por ka gjithmonë dritë në fund të tunelit. Gjithmonë ka vend për të filluar nga e para, por për mua ka qenë gjithmonë bukur të dija se edhe nëse kanë kaluar disa ditë, javë apo muaj, gjërat do të bëhen më mirë, qoftë edhe për një moment.”

  • foto galeri
  • foto galeri

“Më mori shumë kohë për ta kuptuar në mendjen time, por kam pasur mjaft momente të këqija për të kuptuar se nëse punon mjaftueshëm me veten, duke kaluar kohë vetëm për të kuptuar traumat, shkaqet, gëzimet dhe rutinën tënde, do mësoni të menaxhoni dhimbjen. Kjo është gjithçka që mund t’i pyesni vetes. Faleminderit që më shihni dhe faleminderit që më dëgjuat. Ju dua”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb