TIRANE

Bella Hadid thotë se ndjenja se nuk mund të “kontrollonte” veten ishte ajo që e bëri atë të ndalonte së piri alkool gjashtë muaj më parë.

“Unë e kam nënkontroll konsumimin e alkoolit. Më pëlqente alkooli dhe arrita deri në atë pikë sa që fillova, të anuloj netët që ndihesha sikur nuk do të mund ta kontrolloja veten”, tha modelja për InStyle.

Hadid tha se gjithashtu u bë shumë e vështirë për të konsumimi i alkoolit pasi një mjek i tregoi skanimet duke zbuluar efektet që alkooli ka në tru. Ajo tha për median se planifikon të qëndrojë esëll në të ardhmen.

“Nuk e ndjej më nevojën për të pirë sepse e di se si do të ndikojë tek unë në orën 3 të mëngjesit kur zgjohem me ankth të tmerrshëm.” Hadid pranoi.

Në fillim të këtij muaji, Hadid foli gjithashtu për betejat e saj “torturuese” të shëndetit mendor. Modelja e Victoria’s Secret pranoi se ajo ishte “në një vend kaq të çuditshëm mendërisht” sa që ishte sfiduese për të edhe fakti që të dilte nga shpia.”

“Në vitin e fundit, ishte shumë e rëndësishme për mua të mësoja se edhe nëse njerëzit flasin për stilin tim, nëse u pëlqen apo nuk e pëlqejnë, nuk ka rëndësi, sepse është stili im”, shtoi ajo.

Hadid më parë zbuloi se ajo “vuajti nga depresioni dhe ankthi ekstrem” në një postim të shpërndarë në Instagram vitin e kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: