Sipas asaj që raportohet nga Deadline, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo, që janë së bashku në një lidhje dashurie që prej 2019, do të interpretojnë të dy në një film. Konfirmimi vjen edhe nga Grazia, që raporton në një intervistë artisten amerikane që deklaron: ‘E dua Benjin dhe do ta çojnë dashurinë tonë në një shesh xhirimi’. Të dy do të jenë protagonist të filmit romantik, të titulluar ‘Time is Up’ që do të drejtohet nga Elisa Amoruso.

Në intervistë për revistën, ylli amerikan ka zbuluar retroskenën e marrëdhënies së saj me këngëtarin: ’Kemi qenë të ndarë për pesë muaj. Pastaj u takuam në Meksikë, sepse të dy e kishim të lejuar të udhëtonim aty, vetëm pasi plotësuam shumë dokumente. U lidhëm me një avokat të specializuar për emigracionin, më pas Ben ka pasur mundësi të hyjë në Amerikë. Mbretëresha e padiskutueshme e Instagramit me rreth 24 milion ndjekës, Bella Thorne ka thënë: ’Tani mund të vijë në Itali edhe unë dhe shumë shpejt do të xhirojmë një film së bashku’, duke shpjeguar projektin e ri artistik: ”Është një histori romantike, por nuk mund ta zbuloj plotësisht. Do të jetë emocionuese sepse është hera e parë që Ben luan në një film dhe për mua është eksituese të punoj me të. Është interesante të shoh rritjen e një aktori dhe nëse bëhet fjalë për personin që dua është akoma më e veçantë. Jam e lumtur ta shoqëroj në këtë eksperiencë të re, e cila është pak ‘bota ime’, shpjegon Thorne.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb