TIRANE – Këngëtari i njohur shqiptar, Young Zerka ka sjell projektin e ri me artistin e njohur rumun, Faydee. Faydee i cili shfaqet në stilin e tij të njohur për publikun kësaj radhe ka angazhuar edhe Young Zerkën për projektin e tij.

Bashkë me ta përformon edhe Dj Mohj, kurse projekti është prodhuar për tregun evropian. “Belly Dancer” është punuar në muzikë nga Ben Hadda Mohamed dhe Julio.

Ndërkaq, Cat Music qëndron prapa realizimit të produksionit të gjithë klipit. Young Zerka vetëm pak kohë më parë lansoi projektin “Anna”. Shijoni këngën!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: