BELSH

Investimi i qeverisë shqiptare në fshatin Marinzë të Njësinë Administrative Grekan të bashkisë së Belshit për projektin e “Kompleksit Agroturizëm Belshi” që konsiston në ndërtimin e një inkubatori bujqësor të dedikuar për produkt turistik, po ndërtohet në pronë private.

Toka është pronë e familjes Tafani, anëtarët e së cilës thonë se ky ndërtim që do të kthehet në burim të ardhurash për bashkinë, po bëhet duke iu grabitur atyre pronën private. Sipas Ismail Tafanit sipërfaqja ku po ngrihet “Kompleksi Agroturizëm Belshi” është pronë e familjes së babait Misir Tafani dhe e pasardhësve të tij. Sipas Ismailit, familja Tafani prej 16 vitesh me radhë është në një kalvar gjyqësor për pronën dhe thotë se për të disponojnë dokumentacionin e ligjshëm e megjithatë toka po iu zaptohet nga Bashkia e Belshit.

Fëmijët e Misir Tafanit thonë se grabitjen e pronës e kanë denoncuar edhe në SPAK ndërsa apelojnë autoritetet dhe Kryeministrin të ndalin këtë investim me para publike që po ndërtohet në mënyrë të paligjshme në pronën e tyre.

Për akuzat e ngritura nga familja Tafani për zaptim të pronës pronës private nga bashkia e Belshit kanë reaguar edhe drejtuesit e pushtetit vendor të cilët argumentojnë se” Kompleksi Agroturizëm Belshi” po ngrihet në pronë publike në fshatin Marinzë. Ata shtojnë se familja Tafani ka të drejtë të ballafaqohet në gjykatë me pretendimet e saj dhe janë organet e drejtësisë që vendosin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb