Aurela Basha dhe bija e saj, Dafina, kanë bërë një vizitë në librari, ku kanë blerë dhe disa libra.

Një prej tyre, është dhuratë për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këtë gjë e zbuloi bashkëshortja e demokratit, Aurela, përmes një fotoje në rrjete sociale.

Por, pas publikimit të fotos, kanë nisur të vërshojnë komente të shumta, ndër të cilat spikat ajo e moderatores dhe ish-zëdhënëses së PD-së, Ori Nebiaj. Kjo e fundit, e shtyrë nga kureshtja, pyet Aurelën mbi titullin e librit, duke shtuar se do të ishte më mirë që fotoja të publikohej teksa i dorëzohej kryedemokratit.

Nuk ka vonuar shumë përgjigja e Aurelës, e cila e krahasojë me humor të bijën me të bashkëshortin duke thënë: “bëmë baba të të ngjaj”. Më tej, bashkëshortja e Bashës, zbuloi se libri i dhuruar ishte “Rrëfenja e dy qyteteve”, nga autori klasik Çarls Dikens.

Ori Nebiaj: Ose postoje më vonë kur t’ia japë ose na e trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të le aman, janë të dy njësoj “bëmë baba të të ngjaj”. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina zgjodhi “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens.

020d996d C1f0 4e83 Ba91 B829bf9206f7

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb