Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka ardhur me një falënderim dhe fjalë të mëdha për trajnerin Vladimir Petkovic, i cili u largua nga Përfaqësuesja e Zvicrës.

Drejtuesit e Zvicrës kanë konfirmuar se kanë ndarë rrugët me trajnerin Vladimir Petkovic, pas Euro 2020, pasi trajneri do ta marr drejtimin e klubit francez Bordeaux.

Largimi i trajnerit nga ekipi përfaqësues ka bërë që shumë tifozë dhe lojtar të reagojnë dhe njëri nga ta padyshim se është kapitenit Granit Xhaka, i cili nuk ka hezituar ta falënderoj për udhëtimin e pabesueshëm së bashku.

“Çfarë udhëtimi! Zotëri, unë vetëm dua të ju falënderoj për gjithçka. Ne bëmë historinë së bashku!”Ka qenë një udhëtim i pabesueshëm – faleminderit për gjithë punën tënde të palodhur, për mbështetjen tënde dhe për mënyrën sesi e ke formuar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish”.

Xhakaa

Pas një publikimi të Xhakës po ashtu Mourinho i la një mesazh me stil në postimin e tij.

Mourinho thjesht i la tri simbole ‘duartrokitëse’ në postimin e tij duke shprehur mbështetje për Xhakën dhe përzgjedhësin tashmë të larguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb