Reese Witherspoon dhe vajza e saj Ava duken të mahnitshme. Po kështu Gwyneth Paltrow me vajzën e saj Apple. Një tjetër dyshe shumë e ngjashëm nënë-bijë është Miley Cyrus dhe nëna e saj Tish Cyrus. E nëse nuk na besoni, një postim i fundit i kësaj të fundit do t’ju bindë. Fakti që ato janë veshur me një veshje të ngjashme sigurisht që nuk ka ndihmuar për t’i dalluar lehtë.

Në foton e postuar nga Tish Cyrus në Instagram, e shohim atë dhe vajzën e saj të veshur me të njëjtat rroba në ngjyra të ndryshme. Dy femrat kanë kombinuar një pantallon të zi me një T-shirt të bardhë dhe një xhaketë të shkurtër në ngjyra të ndezura. Miley vesh një xhaketë rozë Barbie Chanel dhe Tish një xhaketë blu të hapur nga e njëjta shtëpi mode. Ato kanë flokët biondë të lidhur në të njëjtin stil dhe mbajnë syze dielli të mëdha me lente të qarta. A mund t’i dalloni?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb