Simone Inzaghi është i kënaqur me ecurinë e Al Hilal-it në Botërorin për Klube, pavarësisht eliminimit në çerekfinale pas humbjes ndaj Fluminense:
“Ishte një ndeshje e barabartë dhe e luftuar, e vendosur nga një episod. Urime Fluminense-s, por edhe djemve të mi për mënyrën si e luajtën. Kishte episode që ndikuan, por ata treguan zemër.”

Sa i përket rrugëtimit të skuadrës, që në të tetat eliminoi surprizisht Manchester City-n, trajneri italian tha:
“Bëmë një Botëror të madh, duhet të jemi të lumtur, krenarë dhe me kokën lart. Ia dolëm shumë mirë, përtej çdo pritshmërie. Përfaqësuam vendin dhe dhamë një paraqitje të shkëlqyer. I falënderova të gjithë djemtë një nga një përpara se të flisja.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: