SHBA

Pasuri e Ben Affleck duhet Jennifer Garner, të cilën ai e quan të mrekullueshme. Aktorja e njohur i ka qëndruar afër në momentet më të vështira edhe kur u ndanë për një periudhë kohore në vitin 2015.

45-vjeçarja është munduar gjithmonë që të mbajë të bashkuar familjen në kohën ,kur aktori i njohur ka pasur probleme me alkoolizmin. Në një intervistë për ‘Monday’s Today’ 46-vjeçari ka treguar për vështirësi që i është dashur të kalojë nga alkoolizmi. Edhe pse e pranon se ende nuk është shëruar komplet nga ai dhe se ka ende rrugë për të bërë.

Ben Affleck ka qëndruar për 40 ditë në një klinikë rehabilitimi, në të cilën e kishte dërguar gruaja e tij. “Të jem alkoolist është pjesë e jetës sime. Është një luftë e gjatë e cila ende nuk ka përfunduar.

Disa njerëz ndihen në siklet kur flasin, por për mua nuk është kështu. Kam pasur probleme dhe dua të përballet me to dhe t’i zgjidh”- ka thënë aktori në intervistë. Por kjo nuk hera e parë që Ben Affleck përballet me alkoolizmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb