VLORË- Dhunë ndaj gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 34-vjeçari nga Vlora, i cili ka përfunduar në burg.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se Ardian.Sh., akuzohet se banesën e tij në lagjen “24 Maji”, në prani të fëmijëve ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime bashkëshortes së tij shtetases N.Sh., 32 vjeçe.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Vlorë, për veprën penale ‘Dhunë në familje, në prani të fëmijëve’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: