Padyshim që ajo ngelet këngëtarja më e dashur e shqiptarëve dhe njihet për energjinë e saj shpërthyese. Bëhet fjalë për këngëtaren Aurela Gaçe. Në një intervistë, Aurela komentoi edhe pompat që bën ajo herë pas here nëpër koncerte.

Ajo u shpreh se këtë veprim e bën për të treguar forcën femërore dhe se po të dojë njeri gjithçka arrihet.

“Bëj pompa në koncert duke kënduar se janë një brez që vetëm bën tëerk, mirë bëjnë se e dredhin por janë play back, mirë bëjnë nuk jam kundra, por edhe të këndojnë. Unë që nuk bëj dot tëerk se më zuri vonë , unë e bëj për të treguar forcën e gruas e një njeriu që po të dojë gjithçka arrihet. Nuk është kollaj të hidhesh, provoni që të hidheni dy minuta…E nisa me shaka”, tha këngëtarja në Vajza dhe Gra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: