Drejtuesi politik i Elbasanit, Gazment Bardhi ka postuar sot në rrjet një video që tregon, siç thotë ai, gënjeshtrën e radhës të kryeministrit Rama me vaksinat.

Bardhi shprehet se ai nën propagandë me jetën e shqiptarëve dhe kjo siç shton, është një arsye më shumë pse duhet të largohet.

STATUSI I PLOTE
Kjo është gënjeshtra e radhës e Edi Ramës
Ndryshe nga sa kishte premtuar, në Shqipëri kanë ardhur vetëm 9.165 doza ?
Teksa Rama bën propagandë me një grusht vaksinash, pandemia ka dalë jashtë kontrollit. Shifrat e të infektuarve dhe e jetëve të humbura janë rritur në mënyrë dramatike.
Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e la Shqipërinë të fundit në Europë për numrin e testimeve, të fundit në Europë për mbështetjen ekonomike.
Edi Rama nuk mund të bëj propagandë me jetën e shqiptarëve. Edi Rama duhet të largohet!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: