Të gjithë e dimë se ka mjaft njerëz që fshehin vathët në pjesë të ndryshme të trupit nga prindërit e tyre Por një vajzë u ‘zbulua’ në mënyrë spektakolare: në sajë të një radiografie.

Sydney Allen, 20 vjeç, nga Clearwater, Florida , kishte bërë  vathë në thithkat e gjinjve të saj, në qershor, si dhuratë ditëlindjeje nga motra e saj.

Ato vendosën të mos i tregonin nënës së tyre, pasi ajo është “pak konservatore ndaj këtyre gjërave dhe urren tatuazhet e vathët e tepërt”.

Sidney thotë për Buzzfeed News: “Meqë zakonisht mbaj veshur këmishën time, mendova se do të ishte një sekret shumë i lehtë për të mbajtur”.

Për fat të keq, gjithçka ndryshoi kur ajo shkoi për një radiografi rutinë me rreze X dhe mori me vete nënën e saj.

Ndërsa Sydney ka syringomyelia , një simptomë e rrallë që mund të krijojë ujë në palcën kurrizore,  mjekët duhet t’i bëjnë radiografi me rreze X. Por, Sidney nuk e dinte se rrezet X i tregojnë të gjitha metalet. Ndaj, kur doktori i dha grafinë, dy vathët ishin shumë të qartë në të dy thithkat e saj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: