Kreu i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 deklaroi se përhapja e pandemisë së COVID 19 do ta fusë ekonominë në një realitet të ri.

Ai tha se ka ardhur koha që edhe Shqipëria të ridimensionojë ekonominë e saj, duke filluar të bazohet te prodhimi vendas.

“Ekuacioni për erkonominë është pak i vështirë, duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe me laps e letër. Deri tani nuk kemi pasur problem as importin dhe as eksportin. Pandemia nga ana tjetër po bie dhe mund të kemi dritë jeshile, të hapim sektorë të tregtimit dhe qarkullimit por nga ana tjetër do kthehemi në një normalitet të ri, të fillojmë të kuptojmë cfarë është ky normaliteti i ri? Do të thotë që nuk i kthehemi dot normalitetit të mëparshëm. Nëse kultivojmë ne grumbullojmë por duhet edhe të përpunojmë, të arrijmë në tregjet e tjera me një mall të përpunuar është domethënëse. Nëse dalim me domate e luleshtrydhe të freskëta është një gjë e pëlqyeshme, por nëse dalim me një produkt të përpunuar kjo është një gjë tjetër. Covid 19 duket që edhe neve do të na kthejë në një realitet tjetër. Cfarë mund të prodhojmë brenda vendit tonë, pra të bëjmë që prodhimi të shkojë direkt e në tavolinën e konsumatorit. të kthehet vëmendja tek prodhimi vendas”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb