Një ditë më parë, konkurrenti i “Përputhen”, Samiu, publikoi një foto me aktorin Donald Veshaj, ku në mbishkrim vendosi emojin e borës.

Mediat rozë, aludojnë se kanë zbuluar porosinë që Donald ii ka lënë Samiut. Sipas tyre, aktori i ka thënë konkurrentit që t’i bëjë të fala Borës, moderators së emisionit të dashurisë me të cilën ai ka pasur një lidhje disa vjeçare

Në foton që “Panorama Plus” ka siguruar binjakët Veshaj shihen duke biseduar teksa ndodhen në ambientet e “Top Channel”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Donaldi nuk ka shkuar aty për “Për’puthen” sikurse u aludua ditën e djeshme pas fotos me Samiun. Përkundrazi, moderatori dhe i vëllai shkojnë çdo ditë në ambientet e këtij televizioni pasi po përgatisin emisionin e tyre “Më lër të flas”. Emisioni i tyre që do jetë “Prime Time” pritet të fillojë muajin e ardhshëm dhe do jetë i ngjashëm me emisionin e mëparshëm, “Binjakët show”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: