Dy persona janë shoqëruar në polici, pasi akuzohen se goditën me mjete të forta pas një konflikti të çastit një shtetas.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr.18 në Durrës. Burime zyrtare bënë me dije se ka dyshime se pas një konflikti të çastit shtetasit me inicialet B.H., dhe A.H., kanë goditur me mjete të forta shtetasin E.P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme, autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit B. H., dhe A. H.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: