TIRANË

Analisti Arjan Vasjari deklaron se të mërkurën, dita kur është parashikuar ulja në dialog e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel i gjithë tensioni dhe ajo që po ndodh në veri të Kosovës do të shfryhet. Duke analizuar situatën dhe qëndrimet e palëve.

Vasjari tha se Serbia shkon tek tanket për shkak të presionit për ta njohur Kosovës. Ai theksoi se thelbi është vetëm një, asosacioni i komunave me shumicë serbe.

Vasjari: Kur flasim për situatën ka një lloj fërkimi, do të shohim ditën e mërkurë. Kosova si sistem shtetëror organizohet mbi një sovranitet të dyfishtë për shkaqe që ne i dimë sepse është një shtet, por nuk ka subjektivitet ndërkombëtar. Ka një përfaqësi ndërkombëtare aty. Është pikërisht kjo përfaqësi ndërkombëtare që i garanton sovranitetin me terma jashtë Kosovës. Nëse hipotetikisht Vucic do tentonte të hynte në luftë, nuk do hynte në luftë me shtetin e Kosovës, por me një strukturë që ka marrë përsipër t’i garantojë sovranitetin. Është demonstrimi i një politikani provincial të çartur ballkanik që nuk ka asnjë lloj vlere.

Bëni durim deri ditën e mërkurë si do shfryhet. I qëndroj idesë se dialogu ka arritur në një pikë të tillë që kërkon trysni amerikane dhe europiane, që kërkon një zgjidhje. Serbia ka vijuar që nga 2011 e deri sot, ka vepruar në mënyrë shumë rrufjane, shumë të mençur. Kur ishte Gjuriç kreu i delegacionit, ishte vendosur mes palëve që të arrihen marrëveshjet, por do të zbatohen pas njohjes. Petkoviç e përmbysi kornizën e dialogut, tha se marrëveshjet do të hyjnë që tani. Nëse Serbia sot shkon tek tanket, e bën për shkak të një trysnie për të shkuar drejt marrëveshjes, drejt njohjes. Thelbi është vetëm një, cili është pretendimi, asosacioni i komunave, sepse ideja e tyre është që përmes tij ne do mund të marrin pretendimin e madh të autonomisë. Problemi është këtu që në raport me asosacionin, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë ishte i qartë, nuk ka qenë kundër vendosjes së asosacionit, por parimeve. Janë 23 marrëveshje. Pse serbët janë bërë agresivë, për shkak të kohës, por edhe për qëndrimit që ka faktori kombëtar në raport me asosacionin. Stano tha se asosacioni do të bëhet, por ama duke marrë parasysh opinionin e Gjykatës Kushtetuese. Në qoftë se do të implementohet tek asosacioni ajo çfarë thotë Gjykata Kushtetuese, nuk shikoj absolutisht një rrezik për integritetin territorial të Kosovës.
Kjo praktikisht i heq themelin pretendimit serb për të ndërtuar një enklavë në Kosovë.
Serbia me sjelljen e sotme, të djeshme praktikisht është duke aplikuar një taktikë politike me mjete ushtarake. Nuk ka asnjë aspiratë për të hyrë në luftë për të marrë veriun. Serbia është duke bërë trysni sepse erdhi ora e fundit e marrëveshjes.

Çollaku: Vuçiç mund të jetë çfarëdo por jo vetëm naiv. Tanket e dëmtojnë dialogun. Kjo është një histori që kush e thyen pjatën e paguan. Këta po hedhin pjatën, kush e thyen e paguan.

Vasjari: Mendoj që pozita sot e Serbisë në dialog, është një pozitë ndryshe. BE dhe SHBA kanë arritur në pikën kur kjo periudhë kaq e gjatë dhe nuk ka një produkt, po vjen ora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: