TIRANE

Aktori i njohur, Herion Mustafaraj, ishte i ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, në Tv Klan. Ai ka folur për të rejat më të fundit nga jeta e tij profesionale, por edhe ajo private.

Aktori pranoi se është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij, që e ka pasur shoqe klase në shkollë të mesme. Herioni shprehet se ata u takuan pas 30-vjetësh dhe gjetën përsëri njëri-tjetrin dhe atë dashuri të pa konsumuar më parë.

“Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pa konsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja” shkruan Class.

Aktori tregon më tej se ndihet i plotësuar dhe i sigurt me partneren e tij në krah: “Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato.”

 640 0 5e4ed3e77db6d
640 0 5e4ed3e77db6d

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb