TIRANË- Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro është thirrur ditën e sotme në një interpelancë nga deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni për të folur për disa çështje, përfshirë edhe ndërtimin në Butrint.

Pas interpelancës, fjalën e ka kërkuar për procedurë deputetja e PD-së Albana Vokshi, e cila tha se me interpelanca të sajuara kërkohet të tërhiqe vëmendja, por kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka prerë fjalën.

“Doni të bëni interpelanca të sajuara për të tërhequr vëmendjen…”, vetëm kaq ka thënë Vokshi, ndërsa kreu i Kuvendit e ka kuptuar ‘motivin’ e fjalës së saj duke i thënë se nuk është për procedurë. “Ndërpritet fonia”, tha Ruçi. Deputetja Vokshi nuk është larguar nga foltorja dhe nga ana e opozitës ka pasur replika dhe kundërshtime nga vendit. Ruçi më pas ka shpjeguar 4 pikat ku duhet të bazohet fjala e marrë për procedurë.

Ora 10:58– Pasi deputetja Albana Vokshi nuk ka pranuar të largohet nga foltorja, Ruçi i ka dhënë vërejtje dhe ka ndërprerë seancën për 5 minuta pushim.

Spaho-Rucit: Ndërpreve fjalën që në nisje të saj dhe nuk respektove rregulloren.

Ruci: Të drejtën e interpretimit të kësaj çështje e ka drejtuesi i interpelancës. Vokshi nuk plotësoi kushtet për fjalën. Fjala jote nuk kishte të bënte fare me procedurën. (flet Vokshi nga foltorja). Zonjë do më detyroni të marr masa, por uluni. Ke dy minuta kohë për t’u ulur. Të tërheq vëmendjen. 5 minuta pushim që ta kuptojë zonja që po shkel rregulloren.

RENDI I DITËS
Në seancën e sotme parlamentare priten të shqyrtohen dhe votohet gjithashtu projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”.

Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit.sh.a. (OST) dhe KfË Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kv Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)

Gjithashtu sot pritet të votohet projektvendimi “Për lirimin e një anëtari, i caktuar kryetar, të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Gjithashtu pritet të votohet projektvendimi “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: